Sulmuesi i Monacos, Keita Balde është rikthyer në Serinë A pasi sipas raportimeve ka arritur marrëveshje me Sampdorian.
“SportItalia”, pretendon se të gjitha detajet janë mbyllur dhe se pritet që të bëhet zyrtare.
Transferimi do jetë huazim me të drejtë blerjeje për 13 milionë euro. 25-vjeçari është një prodhim i akademisë së Lazios, ku më pas kaloi tek Monaco në 2017 për 30 milionë euro.
Më pas në sezonin 2018-2019 u huazua tek Interi.