Një person është arrestuar i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ky i fundit është liruar, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 12.10.2023 – 11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë.