Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar publikun se drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili, është kërcënuar nga një familjar i një foshnjeje.
Siç thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur në orët e vona, derisa Ismaili po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura.
“Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.
Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.
ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK-së./FolDrejt/