Mes situatës së trazirave në Juventus ka shumë lojtarë që mund të largohen nga klubi së shpejti.
Federico Chiesa është një lojtar i tillë që ka shumë kërkesa nga Premier League e nga La Liga. Sipas raportimeve nga Calciomercato.it, Chiesa po tërheq vëmendjen e Arsenalit, Liverpoolit dhe Barcelonës mes klubeve të tjera të shumta, transmeton Fol Drejt.