Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë kësaj të shtune do të bëhet testimi i sistemit të alarmit publik në kryeqytet.
Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i plotë i tyre:
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se testimi i rradhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”./FolDrejt/