Shumë ligat e futbollit nuk kanë përfunduar ende, por tashmë dihen 18 nga 32 pjesëmarrësit e sezonit të ardhshëm të Champions League.
Kujtojmë se do të jetë edicioni i fundit i Champions League siç e kemi parë prej vitesh, ndërsa nga sezoni 2024/2025. Në një grup do të marrin pjesë 36 klube, ku secili do të luajë nga tetë ndeshje para fazës eliminatore sipas modelit zviceran.
Klubet (18/32) që do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm:
Gjermani: Borussia Dortmund, Bayern, RB Leipzig (+1)
Angli: Manchester City, Arsenal, Newcastle (+1)
Spanjë: Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid (+1)
Itali: Napoli, Lazio (+2)
Francë : PSG (+1)
Portugali: Benfica, Porto
Holandë: Feyenoord
Austri: RB Salzburg
Skoci: Celtic
Serbia: Crvena zvezda /FolDrejt/