Shumë prej grave e burrave kanë probleme me rënie të flokëve.
Dihet se ky është një shqetësim dhe në raste të shumta as shampot të cilat përdoren për zgjidhjen e këtij problemi nuk bëjnë punë, përcjell Fol Drejt.
Janë pesë arsye shëndetësore që çojnë në rënien e flokëve:
1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si burrat dhe gratë, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenet) të cilët veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e grave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti në menopauzë.
2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.
3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policistike Ovariane krijohet si pasojë e çrregullimeve hormonale. Vezoret prodhojnë më shumë testosteron se zakonisht, i cili ndikon në shtimin e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit ose rrallimin e flokëve.
4.Marrja e medikamenteve të ndryshme: Antidepresivët dhe ilaçet antiinflamtorë janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e flokëve. Kini kujdes kur merrni medikamente të tilla pasi mund të vin re rënie masive.
5.Shtatzënia: Zakonisht gratë vënë re rënie të flokëve pas sjelljes në jetë si pasojë e çrregullimeve hormonale, por ky problem mund të shfaqet në çdo stad të shtatzënisë./FolDrejt/