Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Kevin McCarthy, kundërshtoi përpjekjet e kolegëve të tij nga Partia Republikane për të përshpejtuar financimin e Ukrainës dhe premtoi të bllokojë çdo projektligj që minon kufizimet e reja për shpenzimet amerikane.
Ai tha se nuk përjashtoi mundësinë e fondeve shtesë për Ukrainën, por komentet e tij ngritën skepticizëm në një kohë kur lufta po hyn në një fazë të re kritike, raporton Bloomberg.
McCarthy tha se ai mbështet përpjekjet e luftës të Ukrainës, por kundërshton përpjekjet e senatorit republikan Lindsey Graham për të anashkaluar kufijtë e shpenzimeve, transmeton Fol Drejt.