“Autoritetet e qytetit po krijojnë rreth 1000 qendra të ngrohjes publike që mund të shërbejnë gjithashtu si bunkerë, ndërsa inxhinierët po përpiqen të riparojnë termocentralet e dëmtuara pa pjesët e nevojshme rezervë,” tha Roman Tkachuk, drejtori i sigurisë së Kievit.
Ukraina planifikon të evakuojë tre milionë qytetarë të Kievit në rast të një ndërprerjeje të plotë të energjisë elektrike në kryeqytet, raporton New York Times, transmeton Fol Drejt.
Rreth 40 për qind e potencialit energjetik të Ukrainës u çaktivizua nga sulmet ruse në infrastrukturën kritike të energjisë./FolDrejt/