Kina do të thjeshtojë procesin e marrjes së vizës turistike për qytetarët e Shteteve të Bashkuara nga 1 janari duke ulur numrin e dokumenteve të nevojshme, sipas faqes së internetit të Ambasadës Kineze në Uashington.
Aplikantët për një vizë turistike në SHBA nuk do të kenë më nevojë të paraqesin rezervime të biletave ajrore, rezervime hotelesh apo një letër ftese, raporton Reuters.
Në fillim të muajit, Pekini prezantoi një regjim pa viza për qytetarët e Italisë, Francës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës dhe Malajzisë, kështu që qytetarët e këtyre gjashtë vendeve do të mund të qëndrojnë në Kinë për 15 ditë pa vizë për vitin tjeter.