Italia ka importuar më shumë mallra në Kina sesa nga çdo vend tjetër jo të BE-së, gjatë vitit 2019, bëhet e ditur në një raport vjetor të Agjencisë italiane e Doganave dhe Monopoleve.
Kina kryeson listën e vendeve joeuropiane prej të cilave Italia ka importuar mallra, ndjekur nga SHBA-ja, Turqia, Rusia dhe Zvicra.
Shtetet e Bashkuara blenë rreth 45.1 miliardë euro eksporte italiane vitin e kaluar, duke e bërë atë blerësin më të madh të Italisë jashtë BE-së. Ajo u pasua nga Zvicra, me 24.0 miliardë euro dhe Kina me 13.8 miliardë euro.
Të dy listat përjashtuan tregtinë nga vendet anëtare të BE-së, sepse agjencitë doganore nuk tatojnë tregtinë brenda bllokut europian.