Kryeministri japonez Fumio Kishida tha sot se ai është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në përpjekje për të zgjidhur çështjen e qytetarëve japonezë të rrëmbyer në vitet 1960 dhe 1970, njoftuan mediat e Tokios.
“Jam i vendosur të takohem drejtpërdrejt me Kim Jong-un, pa asnjë parakusht”, tha Kishida në një takim në Tokio, raportoi gazeta Mainichi Shimbun, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Pheniani zyrtar pranoi në vitin 2002 se kishte rrëmbyer 13 japonezë në dekadat e mëparshme./FolDrejt/