Një person është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pas akuzave për vjedhje që i datojnë që nga viti 2013.
Siç njofton raporti i policisë, i arrestuari ishte akuzuar për kryerjen e disa vjedhjeve në janar të vitit 2013, transmeton Fol Drejt.
Pas intervistimit në prani të avokatit dhe vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/