Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp tha sot se ishte i befasuar që Robert Firmino vendosi të largohej nga klubi në fund të sezonit, raporton BBS sport.
Sulmuesi brazilian do të largohet nga Liverpool kur i skadon kontrata në qershor, pas tetë vitesh.
“Isha i befasuar. Ndoshta pak sepse mund të kishte shkuar në dy drejtime, shkoi në këtë mënyrë. Dhe unë e respektoj atë. Është krejt normale në marrëdhënie kaq të gjata siç kemi ne. Më pëlqeu pritja që ai e mori kur hyri kundër United. Nuk ka kohë për falje për momentin, do të ketë shumë kohë për këtë më vonë gjatë sezonit. Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj ekipit, siç ndoshta e dini. Dhe kjo është gjithçka që më duhet. Unë mendoj se ai është një nga ata lojtarë që edhe nëse do të vinte të luante kundër nesh, njerëzit do të ishin shumë të lumtur ta shihnin atë”, përfundoi Klopp, transmeton Fol Drejt.