Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë sot se nuk është bërë trajner i keq brenda natës pas serisë së rezultateve të dobëta të klubit nga Anfield në Premier League, transmeton BBC.
Liverpool aktualisht është në vendin e nëntë në renditjen e Premierligës me 29 pikë. Klubi nga Anfield ka 21 pikë më pak se Arsenali i vendit të parë.
“Unë nuk u bëra një trajner i keq brenda natës. Nuk kam qenë kurrë aq i mirë sa thonë njerëzit, por nuk jam aq i keq sa njerëzit mund të mendojnë,” tha Klopp, transmeton Fol Drejt.