Bayern Munchen ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, ku të dielën do të luaj me PSG-në.
Njëri nga më meritorët për këtë sukses është edhe mesfushori i bavarezëve, Thiago Alcantara.
E me paraqitjet e tij ka rënë në sy edhe të trajnerit të Liverpoolit, Jurgne Klopp.
Trajneri gjerman si duket është i interesuar për të edhe pse fillimisht duhet të largoj dikë pasi që ka shumë lojtar në atë pozitë.
Sipas gazetares së “Sky Sport”, Melissa Reddy, Kloppi ka shfaqur interesim për ish-futbollistin e Barcelonës.
29 vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës derisa nga viti 2013 është pjesë e Bayernit.