Klubet e Superligës së Kosovës në futsall kanë mbajtur sot një mbledhje për të diskutuar lidhur me fatin e edicionit të ri.
E gjitha kjo vjen si pasojë e pandemisë COVID-19, që ka bërë të mbyllen palestrat, duke mos ditur edhe datën e hapjes së tyre, transmeton Klan Kosova.
“Temat e diskutuara ishin: 1. Formati i garave për edicionin e ri. 2. Rregullimi i kalendarit për dy sezonet. 3. Përkrahja nga FFK. 4. Publikimi dhe promovimi i futsallit nga FFK. 5. Themelimi i gjeneratës/ligës U-19 në futsall”, bën të ditur kampioni i Kosovës në këtë sport, FC Prishtina.
“Po ashtu, klubet kërkuan nga Komisioni i Futsallit që të organizohet një takim me Kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi dhe Sekretarin, Eroll Salihu, e ku klubet propozuan që të prezanton nga përfaqësuesit: Fatos Dili (FC Prishtina), Abaz Beqa (FC Liburn), Kastriot Berisha (FC Liqeni)”.
Ndërsa, për hedhjen e shortit e planifikuar të bëhej sot, nuk u realizua pasi që klubet kanë dashur të pritet dhe të dihen saktësisht përgjigjet për temat e ngritura.