Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut (KMDLNJ) thotë se Kosova në pesë muajt e fundit po përballet me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 e cila sipas tyre ka rrjedhur shumë gjëra nga rrjedha normale.
“Mungesa e përvojës me situata të tilla , sistemi i brishtë dhe jo mjaftueshëm i konsoliduar shëndetësorë sikur edhe mungesa e disiplinës për të respektuar rekomandimet e institucioneve shënderësore ndikuan në përkeqësimin e situates , pas një gjendjeje të menaxhueshme. Mungesa e masave mbrojtëse, dorezat, maskat dhe mjetet për dezinfektim ndikuan në përkeqësimin e situatës aq më parë që shteti dështoi në sigurimin e tyre falas për ata qytetarë që janë në gjendje jo të mirë ekonomike apo grupet e margjinalizuar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kosova në pesë muajt e fundit po përballet me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 e cila shumë gjëra i nxori nga rrjedha normale.
Mungesa e përvojës me situata të tilla , sistemi i brishtë dhe jo mjaftueshëm i konsoliduar shëndetësorë sikur edhe mungesa e disiplinës për të respektuar rekomandimet e institucioneve shënderësore ndikuan në përkeqësimin e situates , pas një gjendjeje të menaxhueshme. Mungesa e masave mbrojtëse, dorezat, maskat dhe mjetet për dezinfektim ndikuan në përkeqësimin e situatës aq më parë që shteti dështoi në sigurimin e tyre falas për ata qytetarë që janë në gjendje jo të mirë ekonomike apo grupet e margjinalizuara. Numri i vogël i testimeve ndikoi të kemi një numër joreal të të infektuarve.
Në rritjen e këtij numri ndikim negativ kishte edhe identifikimi i pamjaftueshëm i kontakteve me persona të prekur nga Covid-19 sikur edhe papërgjegjësia e një numri të të prekurve që shkelën rregullat e vetizolimt duke përhapur në këtë mënyrë virusin te personat tjerë. Edhe tash kur është rritur numri i të testuarve, është rritur shumë numri i të prekurve dhe tani Kosova, nëse kemi parasysh numrin e banorëve, prinë përkah numri i të prekurve dhe atyre që përfundojnë me fatalitet, krahasuar me vendet e rajonit. Kosova i është nënshtruar karantinimit të dyfishtë, atij të brendshëm dhe atij të jashtëm që ndaj Kosovës kanë vendosur regjimin e testeve e të cilat në shumë raste nuk i pranojnë, sikur edhe karantinimin e detyrueshëm 14 ditorë. Përveç shëndetit të qytetarëve, në masë të madhe janë dëmtuar , në jo pak raste deri në falimentim, bizneset në Kosovë. Për shkak të një rivaliteti joracional politik në këtë situatë thuaja të jashtëzakonshme, shteti ka dështuar të përkujdeset për shumicen e qytetarëve të Kosovës e në veçanti për grupet e margjinalizuara.
Pjesëtarët e komunitetit Romë , Egjiptas dhe Ashkalinj, sipas KMDLNj-së kanë qenë më të pambrojtura, më të papërkrahura dhe më të cenueshme, si në aspektin shëndetësorë ashtu edhe material. Ata shumë pak kanë përfituar nga shteti, nuk janë pajisur me masa mbrojtëse dhe numri i tyre që i janë nënshtruar testit është më shumë se simbolik kurse , janë ndihmuar me pako ushqimore kryesisht nga OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare dhe fondacionet , si KFOS, etj. Për shkak të papunësisë së madhe, gjendja ekonomike dhe sociale e këtij komuniteti është përkeqësuar edhe më shumë. Të moshuarit , si kategori shumë e ndjeshme dhe e cenueshme nuk është trajtuar në përputhje me statusin e tyre, sidomos nuk janë marrë masa të mjaftueshme për sigurinë e tyre në institucionet e mbyllura. Deri më tani në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë del të jenë prekur nga Covid- 19 , 30 të moshuar dhe 9 punëtorë shëndetësor dhe të administratës. Në mungesë të masave parandaluese, sigurimi i mjaftueshëm i masave mbrojtëse e sidomos testimi preventiv, tash në Shtëpinë e të Moshuarve po merremi me pasoja.
Si shembull pozitiv dhe i mirë i menaxhimit me sukses të pandemisë mund të merret Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësore i Burgjeve që mbajtën nën kontroll situatën , duke parandaluar përhapjen e Covid-19 në këto institucione përkundër faktit se nuk kishin kapacitete të mjaftueshme profesionale e as përkrahje të duhur institucionale.
Me forcat vetanake nisën prodhimin e maskave mbrojtëse për personat e privuar nga liria, stafin korrektues dhe administrativ sikur që ndërmorrën veprime parandaluese brenda institucioneve. KMDLNJ- ë, me mbështetje të KFOS-it iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës me rekomandime për ndërmarrje të veprimeve urgjente për mbrojtjen e shëndetit të personave të privuar dhe stafit gjë që ishte përfillur me ndërmarrjen e veprimeve konkrete parandaluese. KMDLNj ka kërkuar që të zvogëlohet numri i personave të dënuar, qoftë përmes lirimit me kusht me një procedurë të përshpejtuar, qoftë përmes faljes nga Presidenti apo ndërprerjes së dënimit për aq kohë sa zgjatë pandemia për të dënuar me rrezikshmëri më të ulët dhe që janë shfrytëzues të beneficioneve. KMDLNj – ka kërkuar që të veprohet në përputhje me situaten e krijuar dhe në përputhje me veprimet e vendeve të rajonit dhe të botës. KMDLNj gjithashtu ka kërkuar që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në raste të dodmosdoshme dhe ajo të zëvendësohet me një masë më të butë.
Ka qenë nismë e KFOS-it që në bashkëfinancim me OSF – Zyra në Neë York të mbështesë familjet dhe të dënuarit me një ndihmë urgjente – intervenim humanitar për tre (3) muaj, nga 170 euro në muaj për të përballuar sadopak situatën e rënduar ekomomike. KMDLNj ka informuar të gjitha institucionet relevante për këtë përkrahje dhe, në mesin e mbi 650 rasteve ka përzgjedhur 185 ku përfshihen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet dhe ku është marrë parasysh mosha, gjinia dhe përkatësia etnike. Deri më tani janë bërë pagesat për dy ( 2 ) muaj dhe KMDLNj si dhe institucionet përgjegjëse për këtë kategori të margjinalizuar e vlerësojnë si ndihmë të madhe, nëse kihet parasysh statusi i tyre dhe gjendja e keqe materiale, tash edhe më e përkeqësuar për shkak të pandemisë. Ky intervenim humanitar i mundësuar nga OSF – Zyra në Neë York dhe KFOS e që po implementohet nga KMDLNj duhet të shërbejë institucioneve të Kosovës si shembull se përtej margjinave ku është ky grup i margjinalizuar, qoftë si të privuar nga liria apo në fazën e përpjekjeve për integrim në shoqëri, shteti ka detyrim t’i përkrahë në planin afatgjatë për t’ u bërë pjesë e dobishme e shoqërisë.