Kur vinë zgjedhjet VMRO-DPMNE dhe SDSM kërkojnë vota shqiptare në Kumanovë, kurse më pas harrojnë kërkesat e etnisë shqiptare, informon foldrejt.com. Në Kumanovë pranë finalizimit është objekti i ri i stacionit të autobusëve. Sot është vendosur edhe mbishkrimi ku siç vërteton foto nuk është respektuar gjuha shqipe. Kujtojmë që Ligji për përdorimin e gjuhëve obligon institucionet të zyrtarizojnë gjuhë shqipe në kuadër të qyteteve ku të paktën 20 për qind e popullsisë janë shqiptar.