Komuna e Prishtinës njoftoi se që nga sot do të jetë e hapur rruga “Xhorxh Bush” për linjat e Trafikut Urban të kryeqytetit, taksitë dhe vetura emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat).
Ky njoftim u bë përmes një njoftimi në profilin zyrtar të Komunës së Prishtinës në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,
Ju njoftojmë se pas përfundimit të intervenimeve në infrastrukturën rrugore dhe pas vendosjes së shenjëzimeve, nga sot, me datë 13 janar 2023, sheshi “Xhorxh Bush” është hapur për linjat e Trafiku Urban Prishtinë, taxit dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.
Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim./FolDrejt/