Ekonomisti Fatmir Smajli ka reaguar në lidhje me vendimin e komunës së Prishtinës për t’i mbyllur barnatorët pas orës 21:00.
Ai ka thënë se komuna e Prishtinës po i mbyll barnatorët, rrugët, sheshet e trotuarët.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Me shkas!
Sot isha në një barnatore për të marrë disa ilaqe, por farmacisti më njoftoi se me çfarë po perballeshin këto ditë pas një vendimi te komunës së Prishtinës për ndalimin e punës së barnatoreve pas orës 21:00 😔.
Komuna paska vendos që ti ndalojë duke mos punuar barnatoret pas orës 21:00 me arsytimin që nuk punojnë askund në botë, dhe për lehtësim të jetës qytetare, duke lejuar nga një barnatore me kujdestaru 24 orë, d.m.th prej 150 sosh sa qenkan në komunën e Prishtinës vetëm një do të punoj, dhe e paskan bërë me rend me kujdestaru, sonte një qenka ne Kodrën e Diellit nesër në Arbëri e pasnesër në Besi e keshtu me radhë, qytetarët hallegjinjë me lloj lloj rasti po u dashka me ladru të gjorët nëpër territorin e komunës deri të gjejnë cila barnatore punon, e pastaj më e keqja a i ka ajo barnatore ilaqet qe ju duhen sepse jo rrallë herë për ta kompletu listen duhesh mi shetit 3 apo 4 barnatore.
Kur e kujton se me çfarë përballen populli çdo natë vetëm në emergjencën e qytetit me 300 mij banorë, unë them mi pyet a janë mirë këta njerëz apo me të vërtet janë aty me rëndu jetën edhe ashtu të rëndë të qytetarëve😥.
Qe sa vite kërkohet mbyllja e kafiterive me muzikë të çmendur deri në mesnatë, sa ankesat për lokale që po i shkatrrojnë rininë, ku shiten pije dhe substanca narkotike, ku sjellja e klientëve është pengesë për tërë lagjen, apo me thën të drejtën e tranuan mahallën, komuna nuk ndërrmerr masa por i mbyllin barnatoret, rrugët, sheshet besa edhe trotuaret, hajde pushtet i pa shije besa pa dije e pa kokërr integriteti hajde🥵.
Ps: Me këtë gjendje duhet rregulluar edhe orarin se kur sëmuret populli, çka ke ajo mu paqef njerzit mas ores 21:00. Ka thënë plaku “O Zot jep mend ku nuk ka”