Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se sot do të takohet me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kryeministri Kurti e bëri këtë të ditur gjatë konferencës së sotme për media me kryeministrat e Holandës dhe Lukesmburgut.
Takimi pritet të mbahet pasdite.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani ishte bërë e ditur se takim do të ketë vetëm ndërmjet të dërguarit Lajçak dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani./FolDrejt/