Presidentin e Maltës në Kosovës, pas homologes Osmani e priti në takim edhe kryeparlamentari Konjufca.
Në takimin e mbajtur mes Konjufcës e presidentit George Vella, krahas marrëdhënies midis dy vendeve është diskutuar edhe në lidhje me liberalizimin e vizave, teksa ka qenë kryeparlamentari Konjufca që ka kërkuar mbështetjen e Maltës për Kosovën në çështjen e liberalizimit.
“Konjufca vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë. Malta, tha Kryetari Konjufca, është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi përherë mirënjohës për njohjen, por edhe për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Duke kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Kryetari Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.” – bëhet e ditur në komunikatën për media./FolDrejt/