Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pritet ta takojë homologun e tij, kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Pas takimit, i cili pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:30, është planifikuar konferencë për media nga të dy kryetarët, Konjufca e Sabotka, transmeton Fol Drejt.