Me rastin e festave që solli muaji Nëntor, Asociacioni për Afirmimin e Grave ka organizuar një bashkëbisedim për të trajtuar kështu kontributin e grave shqiptare nëpër proceset historike, transmeton Fol Drejt.
I pranishëm në këtë bashkëbisedë ishte edhe Sevdail Demiri, punonjës shkencor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëvë të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u tha se e kaluara jonë është përplot me histori sakrificash të grave të fuqishme të cilat janë modele të një gruaje luftëtare për të drejtat e vendit e popullit.
Duke ardhë këtej në histori, tjera emra, të grave të vyeshme, brenda trojeve shqiptare të Ballkanit por edhe jashtë këtyre përkufizimeve, ishin dhe janë akoma akterë të rëndësishëm dhe shumë aktiv në bërjen e politikave kombëtare, në promovimin e vlerave kulturore e shkencore, u tha tutje gjatë këtij bashkëbisedimi.
Ndërkaq, në po këtë bashkëbisedim u shtua edhe fakti se është për t’u gëzuar që në të gjitha institucionet, publike e private, në organet e politikbërjes, në institucionet e arsimit, shkences, kultures, sportit, ekonomisë dhe të tjera, gratë janë shtylla vertebrale, janë inspirimi dhe motivimi për t’u ngritur e rilindur, pas një periudhe të gjatë eceje, ndër shekuj, për t’u radhitur krahas botës së qytetëruar”./FolDrejt/