Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviç ka kërcënuar se është i gatshëm të largohet nga Qeveria e Serbisë nëse e shqetëson dikë se po e mbron qytetarët serb në Kosovë dhe Kushtetutën e Serbisë.
Ai po ashtu ka kërkuar që të forcohen marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën dhe të mbrojnë tokat e Kosovës.
“Le të zëvendësojë Popoviçin dhe t’i tregojë qytetarëve se ai është larguar sepse ka mbrojtur respektin për Kushtetutën dhe Rezolutën 1244 lidhur me Kosovën. Dhe për shkak se ai nuk ishte i gatshëm të thyejë betimin që i ka dhënë Kushtetutës, si të gjithë ministrat e tjerë, se e tërë Kosova është Serbi, as edhe një metër më pak.”, kanë thënë në reagimin e tyre Partia Popullore.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ia ka ‘ngrehur veshin’ Popoviçit duke i thënë se ai nuk është përgjegjës për Eurointegrimin dhe marrëveshjet e Brukselit.
“… një ministër pa portofol nuk është përgjegjës as për marrëveshjen e Brukselit dhe vlerësimet e marrëveshjes së Brukselit, jo për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë. Këto deklarata mund të jepet si president i partisë së tij, dhe jo në emër të Qeverisë,” tha Brnabiç në një deklaratë.
Deklaratat skandaloze të Popoviç i kanë komentuar edhe politikanët tjerë serb, disa duke e përkrahur e disa jo.