Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit e cila njihet si (GSOIA).
Kjo me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Me këtë rast ka filluar faza përgatitore për këtë marrëveshje.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj. Ky është postimi i tij i plotë:
“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.
Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.
Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje.”/FolDrejt/