Vendi gjerman është kapluar nga një valë tjetër e infektimeve të reja me Covid19 dhe kjo jo si pasojë e valës së dytë, por si shkak i infektimeve të importuara prej jashtë, shkruajnë të dhënat të institutit gjerman RKI.
Në këtë kohë ka pasur 8607 infeksione të reja, kurse numri i infektimeve të reja po rritet ndjeshëm, përcjell foldrejt.com.
Numri më i madh i infeksioneve të importuara në Gjermani janë sjellë nga Kosova, plot 1096 raste të reja. Vendi gjerman ka paralajmëruar që të mos udhëtohet në vendin e vogël ballkanik, por as edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Në vendin e dytë ndodhet Turqia (501), kurse në të tretin dhe të katërtin, Kroacia dhe Serbia.
Më tutje në listë ndodhen Bullgaria, Bosnja, Rumania, Polonia, Spanja, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Hollanda, Austria, Franca dhe Ukraina./Foldrejt.com