Presidentja Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se Kosova do të aplikoj për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian (BE), deri në fund të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
“Agjenda jonë institucionale mbetet e fokusuar në konsolidimin e pozicionit tonë si vend sovran e i pavarur dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Objektiv i yni i qartë dhe vullnet i qartë i popullit të Kosovës mbetet anëtarësimi në struktura euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO. Siç e dini Kosova po punon për të përgatitur aplikacionin e saj për status të vendin kandidat në BE deri në fund të këtij viti” – ka deklaruar Presidentja Osmani.
Ndërsa sa i përket NATO-s, sipas saj “është e rëndësishme të bëjmë hapa përpara, pasi fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s ka krijuar siguri më të madhe në gjithë rajonin. Në momentin kur edhe Kosova të anëtarësohet në këtë aleancë do të rritet niveli i sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Sipas saj, shteti ynë e ka të qartë vizionin euro-perëndimor./FolDrejt/