Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se përmes një komunikimi të fundit që ka pasur nga kompania COVAX është bërë e ditur se është konfirmuar ardhja edhe e 100.620 vaksinave anti-COVID në muajin qershor.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Zemaj.
Tutje ish-minsitri ka falënderuar të gjithë shtetet mike të Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe vendore që me muaj të tërë u angazhuan për sigurimin e vaksinave.
Duhet përkujtuar që deri të dielën, Kosova ishte ndër vendet e pakta që nuk pati marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID.