Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj partie bënë homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Krasniqi për këtë njoftoi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Sot, me 18 prill, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, bëmë homazhe për burrat dhe gratë që ranë heroikisht me idealin e lirisë dhe emblemën e UÇK-së në zemër.
Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj.
Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!”/FolDrejt/