Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e Masakrës së Poklekut, e ka cilësuar këtë masakër si formën më të rëndë nëpërmjet së cilës shpërfaqet terrori që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullsinë civile shqiptare.
“Masakra e Poklekut në Drenas, 24 vite më parë, shpërfaq në formën më të rëndë terrorin që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare. 53 shqiptarë, prej të cilëve 23 fëmijë, u vranë, masakruan dhe u dogjën.
Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi – kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk kanë dalë para drejtësisë deri më sot.”, është shprehur Krasniqi.
“Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime – derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/