Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ekipin e Ballkanit, përcjell Fol Drejt.
Krasniqi ka thënë se ky sukses për më tepër është fitore për futbollin e Kosovës.
“Urime FC Ballkanit kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – duke u bërë ekipi i vetëm shqiptar në garat finale evropiane. Ky sukses, përveç se një fitore për trajnerin Ilir Daja, futbollistët e menaxhmentin, është një fitore për futbollin tonë. Faleminderit për emocionet e bukura që vazhdoni të na dhuroni edhe këtë vit, djelmosha. Suksese në fazën e grupeve!”, është shprehur Krasniqi.