Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, për triumfin e partisë së tij në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi ka vlerësuar zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri si të lira e demokratike dhe ka thënë se me këto zgjedhje, Shqipëria ka shënuar një momentum të rëndësishëm.
“Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje.
Me këtë rast, uroj Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve.”, është shprehur Krasniqi në një postim në Facebook./FolDrejt/