Kremlini refuzoi të komentojë mbi raportet se raketat ruse dyshohet se kanë hyrë sot në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë.
“Jo, nuk mund të komentoj për këtë. Ai lidhet drejtpërdrejt me një operacion ushtarak special. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për këtë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton Fol Drejt.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë ftoi ambasadorin rus në një takim për të informuar palën ruse për shkeljen e papranueshme të hapësirës ajrore të vendit, njoftoi Ministria, transmeton Fol Drejt.