Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha për publikun, tashmë e ka realizuar ëndrrën e tij të madhe për t’u bërë trajner i futbollit.
Ai futbollin nga pasion e ka kthyer në profesion pasi e ka marrë licensën dhe kështu ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e trajnerit të futbollit.
Ai ka fituar Diplomën C të UEFA-s, e cila kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës. Kursi për këtë licensë jepet afërsisht 50/50 në aktivitetin në fushë dhe jashtë fushës. /FolDrejt