Shefi i Pentagonit Lloyd Austin shprehu “kundërshtim të fortë” për nisjen e një ofensive të re turke në Siri.
Austin “bëri thirrje për de-përshkallëzimin dhe shprehu kundërshtimin e fortë të Departamentit të Mbrojtjes (SHBA) ndaj operacionit të ri ushtarak të Turqisë në Siri”, tha Pentagoni në një deklaratë, transmeton Fol Drejt.
Më 20 nëntor, Turqia kreu një seri sulmesh ajrore në verilindje të Sirisë kundër pozicioneve të luftëtarëve kurdë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti javën e kaluar se ai synon të urdhërojë një ofensivë tokësore “kur të jetë koha e duhur”, transmeton Fol Drejt.