Një zyrtar komunal ka përfunduar në pranga pas keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur dje në mesdite, në komunën e Vitisë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh tutje bëhet e ditur se zyrtari komunal ka krijuar identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës për një shtetas nga Serbia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/