Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas dyshimeve se i njëjti ka poseduar substanca narkotike të llojit të marihuanës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gracë të Vushtrrisë, rreth orës 05:20, të datës 19 shtator, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas kontrollit në veturën e vushtrriasit, janë gjetur dhe konfiskuar 4.8 gr marihuanë e bashkë me të edhe një mulli që përdoret për bluarjen e marihuanës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërkohë që rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/