Boris Johnson thekson se ai erdhi për të vizituar Kievin për t’i dërguar një mesazh të qartë dhe të thjeshtë popullit ukrainas se Britania e Madhe është me ta dhe se ata do të jenë me ta derisa Ukraina të fitojë përfundimisht.
Kryeministri britanik Boris Johnson ofroi fillimin e një operacioni të madh për të trajnuar forcat ukrainase, me një potencial deri në 10,000 ushtarë çdo 120 ditë, në takimin e sotëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha zyra e tij.
Johnson, i cili mbërriti për një vizitë të befasishme në kryeqytetin ukrainas Kiev, tha se erdhi për vizitë për t’i dërguar një mesazh të qartë dhe të thjeshtë popullit ukrainas se Britania është me Ukrainën dhe do të jetë me të derisa të fitojë përfundimisht, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.