Kryeministri britanik Rishi Sunak vlerësoi anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe i kërkoi aleancës që të pranojë Suedinë më pas, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Pranimi zyrtar i Finlandës si anëtari i 31-të i NATO-s “e ka bërë Aleancën tonë më të fortë dhe secilin prej nesh më të sigurt”, tha Sunak.
“Të gjithë anëtarët e NATO-s tani duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të pranuar edhe Suedinë, në mënyrë që të mund të qëndrojmë së bashku si një Aleancë për të mbrojtur lirinë në Evropë dhe në mbarë botën.”
Sekretari i Jashtëm James Cleverly, i cili mori pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel, njoftoi një ndihmë ushtarake prej 12 milionë paundësh (16 milionë dollarë) për Ukrainën.
“Rusia mendoi se agresioni i saj do të na ndante. Në vend të kësaj, ne jemi të lidhur më fort së bashku, të vendosur në mbrojtjen tonë të parimeve të lirisë dhe shtetit të së drejtës, “tha Cleverly.
“Le të jemi të qartë se dera jonë mbetet e hapur. Ne do të mirëpresim aleatët e mëtejshëm me krahë hapur dhe ne vazhdojmë të shtyjmë për pranimin e shpejtë të Suedisë.”/FolDrejt/