Bisedimet për një dhurim të mundshëm të avionëve luftarakë F-16 për Ukrainën po përparojnë dhe nuk ka “asnjë tabu”, tha kryeministri holandez Mark Rutte, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë Belgjikën, të tjerët, Britaninë e Madhe, Danimarkën, për ta çuar debatin në një farë mënyre në një përfundim. Nuk jemi ende atje”, tha ai.
Kryeministri holandez ka thënë më parë se Holanda do të konsideronte çdo lloj mbështetje ushtarake për Ukrainën nëse ajo nuk shkakton konflikt midis NATO-s dhe Rusisë.
“Por në këtë moment, topa-panzerët janë në Ukrainë, (dhe) Leo 2 po dorëzohen në Ukrainë,” vuri në dukje ai.
“Pra, ne do të punojmë për këtë me zell, në F-16, dhe është e qartë se ka mbështetje në parlament që kjo qeveri të punojë për këtë.”/FolDrejt/