Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha sot se qeveria e tij është e fokusuar fuqishëm në zbatimin e reformave dhe dinamizimin e negociatave të anëtarësimit në mënyrë që Maqedonia e Veriut të jetë plotësisht e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2030.
Ai këtë e tha në fillim të takimit të 16-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i cili po mbahet në Shkup, në të cilin bashkë-kryeson me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurimi, Borrell.
Kovaçevski theksoi se “pas sfidave të shumta në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, me guxim politik, më në fund bëri një hap historik përpara dhe filloi negociatat për anëtarësim, të cilat shënojnë fillimin e një faze të re cilësore në marrëdhëniet me BE-në.” /FolDrejt/