Kryeministri Kurti, në një intervistë me Michael Martens, korrespodent në Franfurter Allgemeine Zeitung, ka deklaruar se ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pasur në shumë informacione se vetë Kurti për situatën në veri.
Kështu ka bërë të ditur vetë korrespodenti Martens, i cili i ka publikuar disa pjesë nga deklaratat e kryeministrit Kurti në Twitter.
Në ato që informon Martens, thuhet se kryeministri Kurti kishte rënë dakord për targa për shkak të paralajmërimeve që kishte marrë nga Hovenier se situata mund të përkeqësohej.
“Ambasadori amerikan kishte më shumë informacione se unë për situatën në veri”, shkruan Martens.
“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në ‘krizën e targave’ pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës ‘mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shton ai tutje./FolDrejt/