Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunak për marrjen e postit si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
Në një postim në twitter, kryeministri Kurti ka theksuar se mezi pret të punojë me homologun britanik për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Fol Drejt.
“Mezi pres të punoj me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta” – ka shkruar kryeministri Kurti./FolDrejt/