Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka numëruar rrugët e shtruara në komunën e Graçanicës, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka treguar se janë shtruar tri rrugë në këtë komunë, ndërkohë që priten edhe investime tjera shtesë.
“Rrugët në Graçanicë
Është shtruar rruga “Bajrush Kelmendi”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Krasniqi” në fshatin Shushicë të Graçanicës. Rruga “Bajrush Kelmendi” është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘’Hasan Prishtina’’ çon deri te Kisha Ortodokse.
Në Kishnicë e kemi riasfaltuar rrugën kryesore ‘’Ibrahim Rugova’’, ku kemi rregulluar edhe trotuarin si dhe kemi krijuar parkingje të reja.
Gjithashtu kemi bërë asfaltimin e rrugës kryesore edhe në Lagjen e Romëve.
Këtë vit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë edhe investime shtesë në këtë Komunë.
Qeveria për Komunën.”, është shprehur kryeministri Kurti./FolDrejt/