Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me emisarin special britanik, Stuart Peach në Forumin e Bledit, përcjell Fol Drejt.
Kështu njoftoi vetë Kurti, i cili tha se me Peach kanë diskutuar për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, përcjell Fol Drejt.
”Takim i mirë me Lordin, Stuard Peach në Forumin e Bledit. Folëm për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun. E falënderova për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar”, është shprehur kryeministri Kurti në platformën X.