Madridi ka kërkuar prej vitesh ndërtimin e gazsjellësit Midcat, i cili do të lidhë Spanjën verilindore me Francën dhe Evropën Qendrore përmes Pirenejve.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të udhëtojë në Gjermani të martën ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe do të marrë pjesë në një takim të qeverisë gjermane, tha sot zyra e tij, ndërsa kriza energjetike në Evropë po thellohet për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Ditët e fundit vihet re një afrim në qëndrimet e dy vendeve për sa i përket çështjeve energjetike. Solz shprehu mbështetjen e tij për projektin prioritar të Sanchez , ndërtimin e një tubacioni që lidh Gadishullin Iberik me Evropën Qendrore nëpërmjet Francës për të reduktuar varësinë e BE-së nga gazi rus.
Gazeta El País, e cila ishte e para që raportoi lajmin, tha se kjo ftesë është e një lloji “të veçantë” sepse Sanchez dhe Soltz janë të dy socialdemokratë. Madridi ka kërkuar prej vitesh
– por urgjentisht pasi shpërtheu lufta në Ukrainë– të ndërtohet gazsjellësi Midcat që do të lidhë, përmes Pirenejve, Spanjën verilindore me Francën dhe Evropën Qendrore. Ky projekt nisi në vitin 2013 por u braktis në vitin 2019 pasi nuk u gjet asnjë marrëveshje për financimin e tij dhe Franca nuk e mbështeti . Scholz votoi për ndërtimin e Midcat më 11 gusht.