Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi sot se do të largohet nga kryetarja e Partisë Socialdemokrate dhe se do të vazhdojë karrierën e saj politike si deputete e parlamentit të sapozgjedhur.
“Unë do të filloj të shërbej si deputete e parlamentit javën e ardhshme dhe shpresoj se kjo do të më lejojë të bëj një jetë më paqësore”, tha Marin në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ajo nuk do të kandidojë për presidente, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ish-kryeministrja e Finlandës tha gjithashtu se nuk ka marrë asnjë ofertë pune në organizatat ndërkombëtare./FolDrejt/