Një sistem i parkingut që ndihmon në monitorimin dhe lejimin e hyrjeve dhe daljeve të veturave në parking në lagjen Bregu i Diellit, afër Fakultetit Teknik ka mbetur jashtë funksionimit.
Lexues të gazetës online “Fol Drejt” kanë raportuar për rastin, duke thënë se ky mosfunksionim i këtij sistemi të parkingut po vijon tashmë prej disa ditësh, duke vështirësuar edhe punën në këtë parking.
Siç bëhet e ditur, ky sistem parkingu është në përgjegjësi të Prishtina Parking, teksa mbetet të shihet se si dhe kur do t’i qaset zgjidhjes së këtij problemi./FolDrejt/